Gjendet një person i vdekur në Elbasan

schedule12:35 - 21 Shkurt, 2022

schedule 12:35 - 21 Shkurt, 2022

Elbasan – Një person është gjetur i pajetë në Elbasan.

Raportohet se viktima është një 49-vjeçar i cili jetonte i vetëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al