Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Milot, dyshohet të jetë përplasur nga një makinë

schedule13:29 - 9 Prill, 2022

schedule 13:29 - 9 Prill, 2022

Një person i vdekur është gjetur mesditën e sotme në Milot. Burime për ABC bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një aksident. 68-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Njoftimi

“Kurbin /Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.” /abcnewsal.al/