Një person është gjetur i pajetë nga familjarët mbrëmjen e së dielës në Yzberisht në Tiranë.
Sipas policisë dyshohet se 37-vjeçari S.K mund të jetë vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.