Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fier, anës lumit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “Sheq i Madh.”
“Në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Hamit Hamitaj, 67 vjeç, banues në Fier”, bën me dije policia.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.
67-vjeçari është gjetur rastësisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Mësohet se trupi i pajetë është përcjellë për në morgun e qytetit.
Policia në vendngjarje ka bërë ekzaminimet e mundshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/