Gjendet i mbytur te liqeni i Farkës një 14-vjeçar

schedule10:44 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:44 - 5 Shtator, 2020

Një 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm tek liqeni i Farkës, në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35.

I mituri me iniciale A.R., është nxjerrë nga liqeni pa shenja jete dhe dyshohet se është mbytur.

Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili​ dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!