Gjendet i mbytur në rezervuar 63-vjeçari në Dropull

schedule22:45 - 28 Mars, 2022

schedule 22:45 - 28 Mars, 2022

Një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Dropull. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pepel.

Burime nga policia bëjnë me dije se V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al