Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka miratuar sëfundmi një mori ndryshimesh tek krerët e policive në rrethe.
Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se Shefi i Komisariatit të Shkodrës Lorenc Meta është emëruar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë, Shkodër. Në vend të Metës, në krye të komisariatit të Policisë së Shkodrës është emëruar Ilir Dedja.
Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Mirditës, ku shefi Alfred Cenaj është larguar nga aty duke shkuar si i komanduar shef komisariati në Berat.
Në vend të tij në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa Ermal Lulaj është emëruar shef komisariati në Skrapar. /abcnews.al