E fundit/ FSHF heq dorë nga Superkupa e Europës, zbulohet arsyeja!

schedule12:56 - 2 Mars, 2020

schedule 12:56 - 2 Mars, 2020

FSHF po bën maksimumin që të zhvillojë një ndeshje të madhe europiane në “Air Albania Stadium”. Kohë më parë është përfolur për mundësinë e zhvillimit të Superkupës së Europës, ndeshje që luhet mes fituesit të Champions League dhe Europa League.

Gjithsesi, Federata ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për organizimin e Superkupës europiane. FSHF po fokusohet të kandidimi për finalen e Ligës së Konferencës, kompeticioni i tretë i UEFA-s që nis në sezonin 2021/2022.

Në dhjetor të këtij viti shpallet shteti fitues për organizimin e Ligës së Konferencës, kompeticion që do të zhvillohet me 8 grupe me nga 4 skuadra, 32 ne total, format i njëjtë me Champions League, do ju jepet mundësia ekipeve qe eliminohen nga Europa League. .Nuk është plotësuar formati i plotë ende, UEFA do të njoftojë në të ardhmen  si do të jetë formula e plotë

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022.

Duke i dhënë prioritet absolut këtij evenimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar SuperKupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

 FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian“, lexohet në postimin e FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!