Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat për trafikim armësh, Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg

schedule09:14 - 25 Mars, 2021

schedule 09:14 - 25 Mars, 2021

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh. Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja për mikrofonin e ABC.

Lexo edhe: Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit nga arratia, merr surprizën e këndshme nga biznesmeni

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Më 20 janar ajo u arratis pasi, nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe nisi hetimet.

Kujtojmë që këngëtarja, pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit në Maldive. Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u  komentua gjatë në mediat rozë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!