Felaj ndërpret seancën, Berisha i “sulet” nga Facebook-u: Jam pa limit këtu, LIVE me gjithë botën, kjo është mrekulli

schedule11:05 - 17 Nëntor, 2022

schedule 11:05 - 17 Nëntor, 2022

Ish-kryeministri Berisha nuk ka pranuar ndërprerjen e seancës plenare nga Ermonela Felaj duke pushtuar fillimisht foltoren e Kuvendit bashkë me deputetët që e mbështesin. Pas debatesh dhe ndërprerjes së seancës, Berisha ka nisur fjalimin e tij pikërisht nga foltorja, por tashmë jo me mikrofonin dhe kamerat e Kuvendit, por nga Facebook-u i tij.

“Fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekullia e Facebook që më lejon mua dhe deputetët që të komunikojmë me qytetarët, zgjedhësit dhe ndërkombëtarët”, tha Berisha duke shtuar se ishte LIVE me gjithë botën.

Më pas, Berisha tha se duhej të vijonte seanca dhe ministrja Xhaçka të jepte sqarime për investimet e saj strategjike.

Ndërkohë, Berisha iu drejtua po ashtu edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke thënë se ai bënte punësime nepotike.

“Ulsi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti”, tha Berisha duke kërkuar fjalën, ndërsa pas tij foli Edmond Spaho. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!