Emri i Presidentit? PS mbledh grupin javën tjetër, diskutohet dhe çështja “Rakipi”

schedule13:49 - 14 Prill, 2022

schedule 13:49 - 14 Prill, 2022

Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë. Sipas burimeve të gazetares Erneta Shevroja, në mbledhje pritet të diskutohet për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë partia socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Lexo edhe: SHBA shpall “listën e zezë” për Ballkanin, mes tyre Aqif Rakipi, Nikola Gruevski, Sasha Mjallkov, ish-presidenti serb, etj

Kujtojmë se tre ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe , Ylli Ndroqit për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Ndërkohë Shqipëria është në prag të zgjedhjes së emrit të ri të Presidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!