Një efektiv i Policisë së Shtetit, është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Gajush të Lezhës. Gazetari i ABC Gjergji Figuri raportoi se efektivi i policisë, Xhulio Prela 26-vjeç është gjetur brenda një automjeti.
Lexo edhe: Vritet efektivi i FNSH, policia jep detajet e para
Policia ka nisur hetimin për konflikte të mundshme dhe po mbledh provat. Trupi i Xhulio Prelës është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës.
/abcnews.al/