“Arjan Sala të shpallet Dëshmor i Atdheut”, kjo është kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama.
Lajmi është bërë me dije nga Zëvendës ministri i Mbrojtjes Pertro Koçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Kombit” është dakorduar me kërkesën e kryeministrit Rama.
Ai sqaron se janë në pritje të përfundimit të ekspertizës ligjore dhe propozimit të Prefektit të Tiranës për të marrë vendimin e menjëhershëm.
Statusi i plotë:
Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.
Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!
Jane gjalle bilbilenjte!
/abcnews.al/