Një grua e dënuar është prekur me koronavirus. Abc News sjell pamjet e momentit kur e burgosura është dërguar mëngjesin e sotëm te Infektivi në Tiranë për të marrë mjekim.
Në pamje në momentin e zbritjes nga ambulanca, duket edhe një efektiv policie i armatosur, por edhe i pajisur me veshjen speciale për t’u mbrojtur nga sëmundja e koronavirusit , raporton gazetarja e Abc News, Ajgena Korbi.
E ndërsa e infektuara vijon që të marrë mjekim brenda Infektivit, ambulanca që e solli nga burgu dhe efektivi vijon që të qëndrojnë jashtë ambienteve. db/abcnews.al