Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Golaj të Hasit gjatë paradites së sotme.
Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se makina është e autorëve që ekzekutuan biznesmenin Guxim Gjyriqi në Bajram Curri.
Ky i fundit u ekzekutua në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme në biznesin e tij.
Mësohet se Gjyriqi është vëllai i Agron Gjyriçit, shok i ngushtë i Fatmir Haklajt.
Nuk dihet ende nëse vrasja e Gjyriqit ka të bëjë me ngjarjet e 20 viteve më parë apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.
/abcnews.al
Lexo edhe:Baba i dy fëmijëve, kush është 47 vjeçari i ekzekutuar në Tropojë