Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 19 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 494.
Një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja janë konstatuar kryesisht në Tiranë dhe Kukës.
Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.
Madje, Shkodra ditët e fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend duke shënuar raste të shumta në çdo përditësim nga autoritetet.
Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-11 raste Tiranë
-5 raste Kukës
-1 rast Krujë
-1 rast Korçë
-1 rast Elbasan
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në Shqipëri
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast. /abcnews.al