Dy viktima dhe 1846 të infektuar me koronavirus në 24 orë

schedule18:15 - 19 Korrik, 2022

schedule 18:15 - 19 Korrik, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1846 të infektuar dhe dy humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,821 testime, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 750 qytetarë në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamzë, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Kurse, aktualisht janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1846
Të shëruar në 24 orë 1899
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3821

Testime totale 1,889,151
Raste pozitive 298,578
Raste të shëruara 285,912
Raste Aktive 9,146
Humbje jete 3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,428
Durrës 751
Fier 659
Vlorë 445
Shkodër 413
Berat 353
Elbasan 290
Gjirokastër 226
Lezhë 224
Korçë 188
Dibër 101
Kukës 68

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!