Dy infermierë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Shkodër

schedule09:38 - 13 Prill, 2020

schedule 09:38 - 13 Prill, 2020

Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se nga marrja e 32 tamponëve të fundit, 7 prej tyre kanë qenë staf mjekësor.

Ndërkohë burime konfidenciale bëjnë me dije se 2 infermierë, të spitalit të Shkodrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Dyshohet se infermieret e kanë marrë koronavirusin nga kontaktet që mund të kenë pasur me persona të infektuar.

Ndërsa për shkak të situatës në Shkodër do zbarkojnë sot drejtues të Ministrisë se Shëndetesisë, të cilët do të zhvillojnë takime me drejtuesit e emergjencave civile të Shkodrës. /abcnews.al