Dy humbje jete dhe 1001 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule16:59 - 8 Korrik, 2022

schedule 16:59 - 8 Korrik, 2022

Humbjet e jetës nga Covid-19 duke se janë kthyer për të ndenjur gjatë. Në 24 orët e fundit dy qytetarë të tjerë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë luftës me sëmundjen. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën po ashtu të ditur se nga 2221 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 1001 qytetarë.

Të infektuarit u regjistruan në këto bashki: 464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamzë, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.

Kurse, aktualisht janë  5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Ndërsa, në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 31 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 63-76 vjeç.

Janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1001
Të shëruar në 24 orë 687
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2221

Testime totale 1,863,180
Raste pozitive 286,732
Raste të shëruara 277,576
Raste Aktive 5,644
Humbje jete 3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,509
Fier 401
Durrës 365
Vlorë 339
Shkodër 213
Berat 204
Elbasan 171
Gjirokastër 163
Lezhë 115
Korçë 75
Dibër 63
Kukës 26  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!