Droni rus fluturon mbi hapësirën ajrore të NATO-s dhe pastaj rrëzohet, përshkallëzohet situata

schedule10:38 - 15 Mars, 2022

schedule 10:38 - 15 Mars, 2022

Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre me Poloninë duke theksuar se më parë ai kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s.

Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona, raporton abcnews.al.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Një zëdhënës i forcave ukrainase tha: “Siç mund të shohim, pushtuesit vazhdojnë të kryejnë veprimet e tyre provokuese pa hezitim, duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s”.

Forcat e Putinit nisën sulme me raketa vetëm 20 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sulmi ajror, i cili shkatërroi bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv, vrau të paktën 35 persona dhe plagosi 134 të tjerë.

Forcat ruse lëshuan më shumë se 30 raketa lundrimi duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë Vladimir Putinin për provokim ndaj vendeve të NATO-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!