Do nisej për në Tiranë, mjekët e nxjerrin gruan nga autoambulanca dhe e fusin me urgjencë në reanimacion

schedule11:40 - 11 Mars, 2020

schedule 11:40 - 11 Mars, 2020

Diçka ka shkuar keq me shëndetin e 73 vjeçares nga Durrësi, ku pasi u bënë gati ta nisin për në Tiranë, mjekët e zbritën atë nga autoambulanca për ta rifutur në spital.

Abcnews.al mëson se shëndeti i gruas është përkeqësuar menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë. Gazetari Leonida Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore është shumë kritike.

Rrjedhimisht mjekët e kanë rikthyer në spital duke e futur në reanimacion.

Abcnews.al mëson se ajo është kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia.

73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.

Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit. /abcnews.al