Dërgohet me urgjencë në Covid 2 një 24 vjeçar, dyshohet për koronavirus

schedule10:50 - 9 Prill, 2020

schedule 10:50 - 9 Prill, 2020

Dërgohet me urgjencë në spitalin Covid 2 (Shefqet Ndroqi)  një i ri rreth 24 vjeç nga Elbasani.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se i riu dyshohet të jetë një tjetër i infektuar si pasojë e kontaktit me personat e infektuar në restorantin në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

ISHP njoftoi sot për 9 raste të reja, ku 6 janë në Tiranë dhe 3 në Elbasan, pikërisht tre personat e raportuar më parë nga Abc News.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit:

-6 raste Tiranë
-3 raste Elbasan

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste . /abcnews.al