Safet Morina, përgjegjësi i Rrugores në Shkodër, ka ndërruar jetë nga Covid-19. Burime për abcnews.al konfirmojnë lajmin.
Mësohet se ai është infektuar disa ditë më parë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të Rrugores në Shkodër.
Situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rëndë. Ditën e djeshme ministria e Shëndetesisë konfirmoi një shifër rekord të rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 140 raste të reja dhe 5 humbje jete. /abcnews.al