Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Më 15 qershor nis transporti publik, rregullat strikte që duhet të zbatohen

schedule14:25 - 7 Qershor, 2020

schedule 14:25 - 7 Qershor, 2020

Në datë 15 qershor do të nisë transporti publik. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se transporti publik do të rifillojë pas gati tre muajsh sipas rregullave anti-covid.

“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, thuhet në njoftim.

Ministria thekson në njoftimin e saj se autobusët do jenë të mbushur në 70% të kapaciteteve të tyre, ndërkohë që të gjithë pasagjerët duhet të jenë me maska dhe të ruajnë distancë nga njëri-tjetri.



-70% kapaciteti i lejuar

-Të gjithë pasagjerët të pajisur me maska

-Ruajtja e distancës shumë e rëndësishme

Transporti publik u paralizua në datë 10 mars, një ditë pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!