Të shtëna me armë u dëgjuan mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë duke vënë në lëvizje policinë e Kosovës.
Me të mbërritur aty, policia ka vënë zonën nën kontroll duke dhënë edhe detaje mbi ngjarjen e ndodhur.
Sipas policisë, katër persona janë rrahur mes veti pasi një mosmarrëveshje.
Ata janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë.
Pas trajtimit mjekësor, të dyshuarit për ngjarjen në fjalë janë dërguar në prokurori.
“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.12.2021-15:05. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna armësh. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 copë fishekë dhe një gëzhojë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm. /abcnews.al