Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një person ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.
Mësohet se ai ka rënë mbi tarracën e një objekti që ndodhet në katin e parë. Raportohet se është gjallë megjithëse nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.Priten informacione të mëtejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al