Betejat e Superiores, formacionet zyrtare në Laç dhe Ballsh

schedule13:08 - 16 Shkurt, 2020

schedule13:08 - 16 Shkurt, 2020

Laçi-Partizani dhe Bylisi-Kukësi nisin prej orës 14:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe rreshtimet e këtyre skuadrave. Cungu te kurbinasit ka bërë vetëm një ndryshim. Deliu, i pezulluar me kartonë të verdhë, zëvendësohet nga Rapo. Te Partizani rikthehen Trashi, Belica dhe Cordiero nga fillimi.

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

Bylisi ka disa lëvizje. Në mungesë të Ndrecës, Dovedan ka preferuar Ntephe në të majtë të sulmit. Hadroj luan si mbrojtës i djathtë, ndërkohë që ka vend edhe për Bajramajn nga minuta e parë. Te Kukësi Duro i ka besuar Ethemit, që me Laçin u paraqit shumë mirë.

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

BYLISI: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan. /abcnews.al