Babë e bir përfundojnë të plagosur me thikë në spitalin e Vlorës, djali në gjendje kritike

schedule21:44 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 21:44 - 4 Dhjetor, 2022

Dy persona janë paraqitur mbrëmjen e e sotme në spitalin e Vlorës të plagosur me thikë.

Abc mëson se bëhet fjalë për Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe djalin e tij Ablion Braushi.

I ati është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”

Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!