Avioni i parë me afganë fluturon nga Shqipëria drejt SHBA-së

schedule10:11 - 22 Mars, 2022

schedule 10:11 - 22 Mars, 2022

Afganët e parë janë larguar nga Shqipëria, për të nisur jetën e tyre në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se avioni me 212 afganë u nis në orët e paratë mëngjesit të sotëm.

Selia diplomatike amerikane thekson se për t’i përcjellë në Rinas ishin ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Kim ka falenderuar popullin shqiptar për mikpritjen. Shqiptarët i treguan edhe njëherë botës btraditën e “besës”, thotë Kim.

“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.

Afganët e parë në vendin tonë mbërritën në fund të gushtit të vitit të kaluar, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!