Atentati në Vlorë, kush është personi i ekzekutuar, pronar i një lokali, shpëton pasagjeri

schedule13:30 - 10 Maj, 2021

schedule 13:30 - 10 Maj, 2021

Bledar Birçaj, 40-vjeç është personi i ekzekutuar ditën e sotme në Vlorë pasi u qëllua me kallashnikov teksa po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është pronar i një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë, ku autori po lëvizte me një tjetër automjet dhe ka qëlluar teksa ka qenë në lëvizje.

Në momentin e atentatit në makinën që ka rënë pre e sulmit me armë kanë qenë duke udhëtuar dy persona. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë, ndërsa drejtuesi i saj Bledar Birçaj ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes./mv.abcnews.al