Atentat në Pogradec, dy persona zbrazin karikatorin dhe zhduken me makinë

schedule16:37 - 25 Prill, 2022

schedule 16:37 - 25 Prill, 2022

Pogradeci  është tronditur ditën e hënë, pasi i është bërë një atentat me armë një pësoni në mes të qytetit.

Burime për abc bëjnë me dije se si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur një person, i cili tashmë ndodhet në spital në reanimacion.

I plagosuri ka shkuar vetë në spital,  ku ka thënë se është qëlluar me armë nga dy persona që lëviznin me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë hotel “Kalaja”. Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë. Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.