Atentat biznesmenit, një muaj më parë i vranë shokun shqiptar

schedule11:59 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 11:59 - 18 Dhjetor, 2021

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në Greqi, ku si pasojë është plagosur një biznesmen 43 vjeçar.

Mediat vendase bëjnë me dije se se ngjarja ka ndodhur në  Glyfada, ku është plagosur me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motoçikletë biznesmeni që merrej me tregtim karburantesh në vendin fqinj, 43 vjeçari me iniciale E.Th, i cili dyshohet se është shqiptar.

43-vjeçari bëhet me dije se ka qenë shok me biznesmenin shqiptar Marius Diamanti, të vrarë në Atikën Perëndimore para një muaji.

LEXO EDHE: Momenti kur killerat ekzekutojnë biznesmenin shqiptar në Greqi

Viktima në momentin e sulmit të armatosur, ndodhej në makinën e tij tip Smart në rrugën Megalou Alexandrou paralel me Vouliagmen në Glyfada .

Sipas mediave mësohet se autorët fillimisht i janë afruar 43-vjeçarit dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm plagë në dorë dhe po merr mjekim në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!