Lajm i fundit nga Holanda: Kampionati holandez i futbollit është anuluar. Kështu mendohej dhe pak ditë më parë, pasi kryeministri Mark Rutte tha që nuk do të ketë asnjë eveniment sportiv minimalisht deri në muajin shtator.
Por, mendohej se renditja aktuale do të merrej parasysh, me Ajaxin që do të shpallej kampione e Holandës. Gjithsesi, zhvillimet e fundit kanë bërë që gjërat të ndryshojnë dhe në Holandë, nuk do të ketë as titull kampion, as ekipe të rëna nga Kategoria.
ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk ia hedhin paq, pasi nuk do të rrëzohen nga elita e futbollit holandez. Në Euredivisie, kishin mbetur dhe 9 sfida për t’u luajtur./abcnews.al
Breaking news from the Eredivisie.
With prime minister Mark Rutte banning professional football until September, the Dutch Football Association has ended the season.
There will be no relegation.
There will be no promotion.
Leaders Ajax will not win the title this season. pic.twitter.com/A66RaZbw7c
— Goal (@goal) April 24, 2020