Ndryshimet kushtetuese, ambasadorët e SHBA dhe BE i shkojnë në zyrë Bashës

schedule19:28 - 30 Korrik, 2020

schedule 19:28 - 30 Korrik, 2020

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim bashkë me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe atë të Britanisë së Madhe Duncan Norman, kanë shkuar në selinë blu ku kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ata kanë qëndruar në zyrën e Bashës për rreth gjysmë ore, ndërkohë që në fokus të diskutimeve mendohet të kenë qenë retorikat në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama sa i takon dialogut për Reformën Zgjedhore.

Takimi i tyre erdhi pak orë pasi Kuvendit miratoi vendimin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.