Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në “Komunën e Parisit.”
70-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar dhe jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/