Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Albert Pura, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin Nazif Sulollari , 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
65-vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës ku ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./Abcnews.al/