Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humbin jetën katër persona

schedule18:35 - 14 Janar, 2021

schedule 18:35 - 14 Janar, 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një karburanti në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, në rrugën e Kombit. Për pasojë kanë humbur jetën katër persona.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete me targa kosovare, prej të cilëve një kamion dhe një tip “Citroen”.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./mv.abcnews.al