Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas motorin, humb jetën një person

schedule12:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 21 Shtator, 2020

Një aksident i rëndë është raportuar këtë të hënë, në aksin Peqin-Elbasan.

Gazetari i “ABC News”, Aldo Kozarja raporton se mjeti tip “Benz” ka përplasur motoçikletën.

Përplasja ka rezultuar fatale duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të motoçikletës, 77-vjeçarit Xhelal Toli, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.;i.k/abcnews.al/