54 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

schedule16:39 - 23 Prill, 2022

schedule 16:39 - 23 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 54 qytetarë të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1442 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 26 qytetarë në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamzë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.

Janë 426 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Prill 2022)

Raste të reja ditore 54
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1442

Testime totale 1,799,730
Raste pozitive 274,791
Raste të shëruara 270,869
Raste Aktive 426
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 294
Vlorë 33
Fier 31
Korçë 14
Gjirokastër 13
Shkodër 10
Berat 9
Elbasan 8
Durrës 7
Kukës 5
Lezhë 2  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!