ISHP ka konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve te fundit, një shifër e cila po rritet ndjeshëm nga dita në ditë.
Zonat më problematike janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, qytete të cilat kanë numrin më të madh të rasteve aktive.
Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.
Sipas ISHP, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç.
Lexo edhe: Vdes nga koronavirusi 70 vjeçarja tek Infektivi
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.
24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
STATISTIKA
Testime totale 23126
Raste pozitive 1891
Raste të shëruara 1126
Raste Aktive 722
Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1 . /abcnews.al