52 të prekur nga koronavirusi, ku janë rastet e reja

schedule11:01 - 23 Qershor, 2020

schedule 11:01 - 23 Qershor, 2020

ISHP njoftoi sot për 52 raste të reja me koronavirus me një rritje të ndjeshme krahasuar me dje, ndërsa shifrat kanë qenë të larta gjatë gjithë javës së fundit.

Me rastet e sotme, numri total i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri shkon në 2 047.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime dhe rezultuar pozitiv 52 raste.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Sipas ISHP, tek Infektivi janë të shtruar 81 pacientë, ndërsa sot u shëruan 36 persona.

Në vendin tonë janë 807 raste aktivë me koronavirus, ku 374 janë në Tiranë.

Rrethet më problematike janë Tirana, Shkodra dhe Kruja ku janë edhe rastet më të shumta aktive.

STATISTIKA
Testime totale 24 020
Raste pozitive 2 047
Raste të shëruara 1 195
Raste Aktive 807
Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!