5 raste të reja me koronavirus në Krujë

schedule09:55 - 5 Maj, 2020

schedule 09:55 - 5 Maj, 2020

Janë zbuluar pesë raste të reja me koronavirus në Krujë.

Gazetari Ahmet Zani raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për katër gra dhe një burrë.

Mësohet se 3 raste janë të reja, kurse 2 të tjerë janë raste kontakti.

Kruja mban vendin e parë për numrin më të madh të prekurve aktivë me koronavirus në vend pas shpërthimit të infeksionit në një fasoneri në qytet.

Fasoneria në fjalë infektoi Krujën dhe Laçin duke shënuar dhjetra raste me koronavirus gjatë tre javëve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!