Covid-19 merr 4 jetë, shënohen 132 raste të reja, 55 qytetarë mposhtin sëmundjen (Shifrat)

schedule16:24 - 17 Shtator, 2020

schedule 16:24 - 17 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë e kanë humbur betejën me Covid-19, katër qytetarë. Në total, numri i viktimave shkon në 347.

Brenda ditës, si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.

Lexo edhe: Shënohen 132 raste të reja me COVID-19

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, nga 817 testime të kryera janë konfirmuar 132 raste me Covid-19.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

Lexo edhe: 55 qytetarë arritën që të fitonin betejën me koronavirusin sot në Shqipëri

Nj0ftohet gjithashtu se 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6,788 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813
Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!