36 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule19:15 - 12 Prill, 2022

schedule 19:15 - 12 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 36 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 877 testime, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 6 qytetarë në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Prill 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 877

Testime totale 1,788,253
Raste pozitive 274,272
Raste të shëruara 270,441
Raste Aktive 337
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203
Vlorë 33
Fier 30
Elbasan 16
Korçë 16
Berat 14
Gjirokastër 12
Shkodër 7
Durrës 3
Kukës 2
Lezhë 1 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!