Në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja në vendin tonë ka pësuar sërish rritje, me 14 raste të infektuara në të gjithë vendin nga 231 testime në total, duke e çuar numrin e të prekurve në 562.
Mes rasteve të reja, një është personel shëndetësor në qytetin e Shkodrës, ndërsa qyteti më problematik sot paraqitet Kruja, me 7 raste pozitivë.
Lexo edhe: 2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, një infermier dhe një efektiv i FNSH
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si më poshtë
-Krujë, 7 raste
-Tiranë, 5 raste
-Shkodër, 2 raste
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 raste
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste
Në 24 orët e fundit, 123 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruave në 314, ndërsa të sëmurë aktivë numërohen 222 persona, duke ruajtur trendin e javës së fundit me më shumë të shëruar se të sëmurë aktivë.
/abcnews.al