131 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, si është harta e përhapjes

schedule16:27 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:27 - 22 Shtator, 2020

131 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 825 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë,  8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,  5 raste në Has,   4 raste në Krujë dhe Dibër,  3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,  2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,  1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Tre persona kanë humbur jetën, konkretisht 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

47 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në mbi 7 mijë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar./m.v. abcnews.al