Rriten testimet, 117 raste të reja ,me Covid-19: Vdesin dy persona tek Infektivi

schedule10:36 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 13 Korrik, 2020

ISHP ka konfirmuar 117 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu rekordin më të rëndë negativ që prej fillimit të pandemisë në vend.

Ndërkohë, raportohet edhe për 2 të vdekur. Bëhet fjalë për një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

STATISTIKA

Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20

Vijon…