Në 24 orët e fundit 100 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një foto të personelit mjekësor.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.
Bashkë me rastet e sotme, shkon në 7239 numri i të shëruarve në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë./mv. abcnews.al