E frymëzuar nga protestat kundër racizmit, reperja e njohur bën këngë për “Black Lives Matter”

schedule12:35 - 7 Gusht, 2020

schedule 12:35 - 7 Gusht, 2020

Megan Thee Stallion po planifikon të shkruajë një këngë në lidhje me lëvizjen “Black Lives Matter”, të krijuar pas vrasjes së afro amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperja 25-vjeçare ka bërë me dije se shpreson që ta sjellë projektin deri në fund të verës “nëse gjërat shkojnë sipas planit”. Ajo zbuloi gjithashtu se dëshiron të përfshijë edhe protestat e fundit kundër racizmit nëpër botë në këngën e ardhshme.

Megan tha për revistën Variety: “Ndihem sikur gjithçka që po ndodh tani, nëse nuk ju ka shtyrë të flisni ose të përpiqeni të bëni një lloj ndryshimi, atëherë diçka mund të jetë paksa e gabuar me ju. Edhe pse unë nuk kam dalë tashmë me një këngë me atë mesazh, unë patjetër që planifikoj atë.

Megan po shijon suksesin e jashtëzakonshëm ‘Savage’, një remiks me Beyonce, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër hit me reperen Cardi B që pritet të publikohet ditën e sotme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!