Lajme të mira vijnë për fansat e “Friends”. Një rrjet supermarketesh ka nxjerrë në shitje një picë që është e frymëzuar nga një nga protagonistët e serialit, Joey Tribbiani.
Pica e supermarketit Iceland ka dy baza dhe dy versione: një me speca dhe një me pulë dhe proshutë.
“Fansat e serialit mund të nxjerrin Joey-n brenda vetes, duke shijuar ushqimin më të mirë italian që nga krijimi i picës”, thuhet në njoftimin e rrjetit të supermarketeve.
Ndërkohë në muajin gusht pritet që të ribashkohen aktorët: Matthew Perry që luan rolin e Chandlerit, Jennifer Aniston në atë të Rachelit, Courtney Cox si Monica, Lisa Kudrow si Phoebe, David Schwimmer si Ross dhe Matt LeBlanc në rolin e Joeyt. l.k/abcneës.al